Thaçi për “Der Standard”: Mirëpres sugjerimet e ndërkombëtarëve për tejkalimin e krizës

0
248

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka folur për situatën politike në Kosovë, për rolin e tij si president në tejkalimin e krizës dhe integrimet euroatlantike.
Duke folur për krijimin e gjykatës Speciale, për të cilën Thaçi ka theksuar se Kosova nuk asgjë për të fshehur dhe mbështet plotësisht këtë proces.

“Ne nuk kemi shkelur asnjë Konventë apo Ligj ndërkombëtarë, ne kemi shkelur vetëm ligjet diskriminuese të Sllobodan Milloshevicit dhe për këtë jam shumë krenar. Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejt”, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për kundërshtimin e opozitës për përzgjedhjen e si tij president, Thaçi ka theksuat se ai do të jetë president i të gjithëve, në të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike apo etnike.

“Unë kam qenë në gjendje që t’i bashkoj të gjithë, për të luftuar për liri, kam qenë në gjendje që t’i bashkoj të gjithë, kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës. Dhe unë jam i sigurt se sërish do t’i bashkoj të gjithë në përpjekjet tona për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi për “Der Standard”.

Në pyetjen se a ka nevojë që të ketë një ndërmjetësim ndërkombëtarë në tejkalimin e krizës politike në Kosovë, Thaçi ka theksuar se sugjerimet janë të mirëseardhura, por ai beson se këtë situatë kosovarët do ta tejkalojnë.

“Është e rëndësishme që të sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të ecim përpara, ne presim rekomandimin për liberalizmin e vizave, ne duhet ta ndërtojmë ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhemi pjesë e partneritetit për Paqe dhe NATOS’s”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në Kosovë tashmë është krijuar një traditë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha partive politike. “Unë do të punoj me çdo udhëheqës politikë individualisht, por edhe në grup, pavarësisht a janë shqiptar, serb apo i përkasin ndonjë grupi tjetër etnik”, ka paralajmëruar Thaçi.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon Asociacionit dhe Demarkacionit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka dhënë udhëzime të qarta se si duhet të ndodh krijimi i Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni nuk do të ketë kompetenca legjislative apo ekzekutive. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese madje ka obliguar Qeverinë e Kosovës për krijimin e këtij Asociacionit”, ka shtuar ai, duke i bërë thirrje opozitës që edhe ata të marrin pjesë në këtë proces.

“Sa i takon Demarkacionit me Malin e Zi, presidentja tashmë ka themeluar një komision ndërkombëtar, i cili do ta shqyrtoj këtë çështje. Dhe opozita duhet të luaj një rol në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe krizën e refugjatëve, duke thënë se shumica e tyre nuk janë të interesuar të qëndrojnë në Kosovë, por të vazhdojnë në Vjenë apo Berlin. Sidoqoftë, ai ka thënë se Kosova do të jetë solidare, në rast se do të ballafaqohet me fluks të refugjatëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here