Luan Baçi: Basha nuk ka, kë të zyrtarizojë si kandidat. Nuk e beson asnjë demokrat

0
156

Deputeti i PD Luan Baçi i pyetur se a do të ketë negociata me parti të tjera, ai e konfirmoi duke thënë se koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mund t’i bashkohen edhe parti të tjera opozitare.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Baçi tha se të gjithë forcat opozitare janë së bashku, ndërkohë shtoi se Lulzim Basha po mban peng vulën dhe siglën e PD.

Luan Baçi: Mendoj se negociatat do të vazhdojnë sepse edhe mund të bashkohen të tjerë parti opozitare. Gjithsesi kjo është një gjetje për të lehtësuar procedurën për arsye që tashmë dihet. Kandidatët e PD kanë dalë  publikisht.  I gjithë fronti  opozitar është bashkë. Kandidatët e 6 marsit njihen në qarqet ku do të zhvillohen zgjedhjet. Në Fier ka filluar puna. Fushata do të bëhet e përbashkët. Të gjitha forcat opozitare janë të bashkuara. I vetmi që nuk është pro kësaj marrëveshje është Lulzim Basha, që është duke mbajtur peng vulën e PD, siglën e PD. Mendoj se bën blofin.

Ndër të tjera ai tha se Basha nuk ka kandidatë për zgjedhjet e 6 marsit, sepse askush nuk pranon që të jetë kandidat në krah të tij duke qenë se bazën e PD e ka kundër.

Luan Baçi: Basha nuk ka kë kandidatë të zyrtarizojë, për arsye se shumë kandidatë nuk i pranojnë  garën me firmën e Bashës, pasi e shikojnë  se nuk ka mbështetjen e bazës. Ai e ka problemin në të 6 bashkitë.

PD është në një konflikt të brendshëm, konflikt i cili ka degraduar prej një njeriu të vetëm, dhe katër 5 mbështetësit e tij që dalin nëpër studio televizive, ndërsa pjesa tjetër e PD është e gjitha bashkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here