Një foto e aktores Arjola Demiri po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Në imazh shihet Arjola teksa është shtrirë pranë Einxhelit e po bisedojnë me njëra tjetrën.
Mirëpo këmbët e aktores kanë marrë një vëmendje të madhe, ku po shkakton shumë zhurmë kudo në rrjet.
Fotoja që po përhapet gjithandej tregon qartazi këmbët e saj të shtrira në shtrat që duken mjaft të pisët.
Menjëherë fotoja ka filluar të shpërndahet me shpejtësi kudo.
Pastërtia ka qenë një nga temat më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku jo pak herë “Vëllai i madh” i ka tërhequr vëmendjen banorëve.
Madje, banorët edhe janë dënuar nga produksioni sa i takon mungesës së pastërtisë brenda në shtëpi.
Së fundmi, banorët po tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj Einxhelit, e cila pasi theu krahun në shtëpinë e BBV, iu nënshtrua menjëherë një operacioni.
Por ajo u rikthye sërish në garë ku banorët i kanë qëndruar moderatores gjithnjë në gatishmëri.
Madje, Donaldi ka treguar gjithashtu kujdes të madh ndaj Einxhelit ku edhe raporti i tyre mesa duket po ndryshon dalëngadalë.
Kujtojmë që dyshja Einxhel-Donald kanë pasur inate, mëri dhe debate të shumta në shtëpi, sidomos pas eliminimit nga shtëpia e Dj Dagz, gjë që lëndoi jashtë mase moderatoren.