Gjendet i vdekur në lumin Lana një burrë

0
143

Një burrë 65-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur në lumin Lana në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në trupin e personit që është gjetur i pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia po punon për identifikimin e viktimës, dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here