Gjata: Koalicioni me LSI-në i ka dhënë fitoren PD-së për Bashkinë e Tiranës. Basha sot po përdor batutat e Ramës

0
95

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Çlirim Gjata ka shpjeguar koalicionin me LSI dhe aksionin politik për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki.

Gjata theksoi se PD-ja është Komisioni i Rithemelimit dhe se koalicioni me LSI-në është një koalicion i cili në të kaluarën ka qënë produktiv duke i dhënë edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në 2011 edhe Lulzim Bashës.

Gjata: E para Basha ka ardhur në atë derexhe sa të kopjojë batutat e Ramës para 25 prillit, ku thoshte se po votuat për PD ke peshqesh edhe Berishën edhe Metën, tani të njëjtën batuë përdor edhe Basha sot. Kur sje i zoti të krijosh diçka origjinale rri e kopjon dhe kë kopjon atë më të keqin që as vizatimor nuk u bë dot jo më artist.

Kush është LSI për PD-në dhe ne i qëndrojmë qëndrimeve të Komisionit të Rithemelimit se kjo është PD-ja. Pavarësisht se Basha mban peng vulën dhe selinë me ndihmën e policisë, gazit lotësjellës dhe trupave komando të Ramës, skanë as antërësi as gjë tjetër.

Kemi një anëtarësi që doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit me 4446 vota delegatësh që shkarkuan Bashën, kemi një referendum ku votuan 44 mijë anëtarë që shkarkuan Bashën në referendum, kemi një anëtarësi që kërkoi selinë e vetë, kemi edhe kandidatët që dolën per herë të parë në 6 bashki ku votuan mbi 5 mijë anëtarë që votuan për kandidatin e tyre.

Basha mbënë vulën, vulë humburit, kur smbajnë anëtarësinë dhe janë si zotë shpie pa njerëz brenda.

Kush është LSI, a e ndihmoi PD-në dhe Bashën në 2011 që të bëhej kryetar i Bashkisë Tiranë.

Pa votat e LSI në koalicion nuk vinte dot Basha në kryet të Bashkisë Tiranë.

 

Edhe në katër vitet e opozitës LSI ndoqi PD-në edhe në djegjen e mandateve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here