Shpërthim jashtë shkollës në Afganistan, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

0
101

Një bombë ka shpërthyer afër një gjimnazi, në kryeqytetin afgan Kabul, ku ka lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Shpërthimi ndodhi ndërsa studentët po largoheshin nga ndërtesa, siç duket nga fotografitë që janë shpërndarë  në rrjetet sociale, që tregojnë çantat e braktisura në rrugë, sipas BBC.

Shumica e të lënduarve janë vajza, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, informon Ora News.

Ende nuk dihet nëse sulmi ishte i koordinuar apo nëse bëhet fjalë për një autobombë. Pothuajse një vit më parë, një spital lokal u sulmua me bombë, duke lënë të vdekura 24 gra, fëmijë dhe foshnje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here