Shpërthen Albana Vokshi ndaj Ministres/ Jeni ministrja më e paaftë që ka njohur historia

0
255

Eshtë shoqëruar me debate të forta mbledhja e komisionit të Medias, Arsimit dhe Kultures ku ka qenë e ftuar për të raportuar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Debatet dhe replikat kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Medias këtë të martë, ku e ftuar ka qenë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të folur për shkatërrimin e monumenteve të kulturës

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e cila nuk ka hezituar ta quajë Kumbaron si “ministren më të dështuar”.

Sipas deputete demokrate, ajo ende nuk ka dhënë asnjë sqarim konkret lidhur me situatën, por vetëm deklarata politike.

Debati ne komisionin e Media e Kultures:

Vokshi: Ta lëmë të flasë 15 minuta zonja ministre se i duhet të largohet.

Kumbaro: Është e patolerushme që të gjithë folën nga 3 orë dhe mua më jepni vetëm 15 minuta kohë.

Vokshi: Ju nuk mund të flisni me orë të tërë në Komisinin e Medias zonja ministre. Këtë mund ta bëni në Kuvend, por jo këtu, nuk është vendi që ju takon. Ne kishim për të diskutuar edhe për teatrin.

Kumbaro: A mund të flas?

Vokshi: Ju nuk keni thënë asgjë deri më tani. Jeni ministrja më e dështuar.

Kumbaro: Me leje a të vazhdoj….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here