“Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr nga lista e anëtarësisë”, demokratja akuza Bashës: Ai s’ka çfarë lyp më në Shkodër, helm…

0
127

Këtë të dielë Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës po mban primaret, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Anëtarja e PD Shkodër e ndodhur sot në ambjentet ku do bëhet procesi i votimit hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke u shprehur se i ka hequr emrin nga lista, pavarësisht se ajo e ka kartën e anëtarësisë.

Demokratja Shpresa Qehaja u shpreh se për shkak të Bashës ka bërë dhe burg kur dilte në protesta dhe i jepte votën, e sot ajo thekson se votën e meriton vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.

“Unë nuk e kisha emrin në listë, pavarësisht se kam kartën e anëtarësisë, unë jam demokrate e flaktë me shpirt e zemër.
Në protestën e parë kam hyrë në burg për Lul Bravën dhe akoma sot ndjek gjyqe, se kam marrë pjesë në 13 protesta të PD-së.

Kam protestuar për të drejtat e mia, në 8 janar hëngra helm e sot jam akoma e sëmurë. Helmi i asaj dite është më i lehtë se ai i Lul Bravës, ai në Shkodër nuk ka çfarë lyp më. Ai e di se unë votoj për Berishën, pikë! Prandaj më ka hequr”-tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here