“Super-arma” e SHBA-së nëse Rusia pushton Ukrainën

0
135

Situata në Ukrainë është e vështirë dhe mundësia e një pushtimi nga Rusia nuk është larg. Shtetet e Bashkuara deklaruan të enjten se gazsjellësi “Nord Stream 2” nuk do të funksiononte në rast të një pushtimi rus të Ukrainës dhe i bënë thirrje Rusisë që “të kthehet në tryezën e negociatave” pavarësisht reagimit të saj të parë kryesisht të ftohtë ndaj refuzimit.

 

Fati i këtij gazsjellësi të diskutueshëm gjermano-rus, të cilin Uashingtoni nuk e deshi kurrë, por që tani është kompletuar me bekimet e Berlinit, me siguri do të jetë në qendër të vizitës së ardhshme të kancelarit gjerman Olaf Solz në Shtëpinë e Bardhë më 7 shkurt.

 

E akuzuar për ndrojtje dhe zvarritje, qeveria gjermane u përpoq dje të sqaronte qëndrimin e saj. “Sanksionet e forta” të përgatitura nga Perëndimi në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës përfshijnë gjithashtu “Nord Stream 2”, i cili është ende në pritje të aktivizimit, tha Ministrja e Jashtme gjermane Alena Berbock. Nisur nga këto deklarata dhe “bisedime” me Gjermaninë, qeveria amerikane u duk edhe më e sigurt.

 

“Dua të jem i qartë me ju sot: nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, “Nord Stream 2” nuk do të ecë përpara”, paralajmëroi Sekretarja e Shtetit amerikan Victoria Nuland.

 

Shtetet e Bashkuara kërkuan gjithashtu që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet të hënën mes një “kërcënimi të qartë” të paraqitur nga “mbledhja e trupave ruse për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” në kufirin me Ukrainën.

 

Presidenti amerikan foli dje me telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e siguroi atë se SHBA do të përgjigjet “fort” në rast të një pushtimi rus, ndërsa të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mundësinë e rritjes së ndihmës financiare.

 

Biden iu referua gjithashtu “mundësisë së qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, një datë e raportuar tashmë nga inteligjenca amerikane, tha një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA në Twitter.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here