U eleminua, Dj Dagz: Më pëlqejnë sfidat, i shkova pas Einxhel se është e tillë

0
123

Dj Dagz ka folur për herët të parë në ‘Fun Club’ pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Ai tha se pasi ka dalë nuk është marrë me ndonjë gjë , përveç takimit me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

I pyetur për Einxhel, Dj tha se ajo ishte një sfidë për të, ndaj dhe i shkoi pas.

‘Kam pas shumë arsye pse të rrija dhe të mos rrija, me PM jemi dyshe që e duam njëri tjetrin pa asnjë interes, prandaj dhe hymë bashkë, si shok dhe si vëlla.

Një prej arsyeve ishte se kush do të fitonte çmimi ishte i të dyve, për atë qëllimin që ne e kemi thënë.

PM më tha vazhdojë lojën, kjo më dha zemër. Big Brother më ka dhënë një super mundësi dhe nuk mund të mos e vlerësoja.

Çështja kryesore edhe Einxhel. Që e dija e kisha përshtypjen që edhe ajo kishte ndjenjë, prandaj e vlerësova dhe i shkova pas.

Mua më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë dhe nuk i arrij lehtë, dhe Einxhel është e tillë.’– tha më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here