Sauthamptoni i jep fund serisë së fitoreve të Mançester Sitit

0
139

Pas 12 fitoreve radhazi në Premier Ligë, Mançester Siti ndalet në stadiumin “St. Mary’s”, në një barazim 1-1 përballë vendasve të Sauthemptonit.

“Shenjtorët” nisin shumë mirë sfidën dhe arrijnë të shënojnë golin e avantazhit, që në minutat e para të ndeshjes me anë të Uollker-Peters në minutën e 7-të.

Shqiptari Armando Broja bën stadiumin të shpërthejë në festë, por goli i sulmuesit kuqezi anulohet pas vendimit të VAR-it.

Skuadra e Guardiolës e nisi më mirë pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit me Laport në minutën e 65-të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here