Meta: Po më shkarkojnë se dhashë një intervistë

0
108

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë nga Korça, ka paralajmëruar se pasi t’i përfundojë mandati do të rikthehet në politikën aktive.

‘Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pret populli i 2 marsit’, u shpreh Meta për mediat.

I pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha: ‘Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi’.

“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës pse ka dhënë intervistë tek Çim Peka.

Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pret populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës’, deklaroi presidenti Ilir Meta nga Korça.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here