Berisha: I hapur për bashkëpunim me të gjithë faktorët që janë kundër narko-shtetit

0
149

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë gjatë një interviste të dhënë për “Radio Nova Albania”, se është i hapur të mirëpresë çfarëdolloj bashkëpunimi, përfshirë edhe atë me Presidentin Ilir Meta. Ai tha se narko-shteti, mundet vetëm me një opozitë të fortë e të gjerë.

“Do të ftoj në gjirin e opozitës të gjitha forcat politike dhe faktorë të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare që besojnë se narko-shteti përbën dramën më të madhe kombëtare në historinë e vendit pas diktaturës. Se përjashtoj, por mirëpres bashkëpunimin me të gjithë forcat politike për të çliruar shqiptarët nga ky regjim armiqësor. Nga ky regjim që vetëm pesë vitet e fundit ka përzënë mbi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria”, tha Berisha.

Ish-kryeministri sqaroi më tej se përse do të nisë një tur protestash në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto protesta dhe në fund, do të ketë edhe takime me grupe interesi.

“Unë shkoj për t’u takuar me qytetarët shqiptarë. Në Shkodër janë të mirëpritur qytetarët dhe takimet e kësaj natyre do të vijojnë në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë e më gjerë. Më pas, tryeza të shumta të rrumbullakëta me faktorë të rëndësishëm dhe grupe të interesit. Ky narkoshtet nuk përballohet vetëm me nisma partiake, por nisma më të gjera janë të domosdoshme që ne të realizojmë qëllimin tonë”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here