Mbretëresha e Britanisë së Madhe feston 91-vjetorin, Londra oshëtin nga zhurmat e topave

0
245

Mbretëresha Elizabetë e Dytë ka mbushur sot 91 vjeç. Monarkja e Britanisë së Madhe këtë vit shënon plot 65 vjet në fron.

Forcat e sigurisë në Britaninë e Madhe, plasën topat që në mëngjes në Hyde Park, në shenjë nderimi me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Monarkja e cila mbushi plot 91-vjeç, qëndron prej vitit 1952 në fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë që nga viti 2015 ajo ka thyer rekord sa i takon jetëgjatësisë në drejtimin e fronit anglez.
Elizabeth lindi më 21 prill 1926 në Bruton Street në qendër të Londrës kur Calvin Coolidge ishte Presidenti i SHBA-ve dhe Joseph Stalin sapo kishte marrë kontrollin në Bashkimin Sovjetik. Ajo u bë mbretëreshë në moshën 25 vjeçare. Pavarësisht moshës së vjetër, mbretëresha Elizabeth ende kryen detyrat zyrtare. Megjithatë ajo e ka reduktuar ndjeshëm numrin e angazhimeve në vitet e fundit, duke i deleguar detyrat publike tek anëtarët e tjerë të familjes Windsor, tek djali dhe trashëgimtari i saj Princi Çarls dhe nipërit, princat William dhe Harry. Sondazhet tregojnë se ajo mbetet shumë e popullarizuar dhe me influencë tek britanikët.
Mbretëresha ka një ditëlindje zyrtare në qershor e cila festohet publikisht me një paradë të madhe ushtarësh në mes të Londrës Qëndrore, të njohur si Trooping the Color. Vendimi i çuditshëm për ti dhënë mbretëreshës dy ditëlindje daton nga monarku Edward VII, i cili ka lindur më 9 nëntor, por ai festoi ditëlindjen në maj dhe në qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here