Youtube censuron David Bowien

0
152

bowie-videoklipiVideoklipi i ri i David Bowiet është censuruar nga Youtube për shkak se përmban skena të papërshtatshme. Kënga “The Next Day”, përveç këngëtarit britanik, ka si protagonistë edhe aktorët hollivudianë Marion Cotillard dhe Gary Oldman. Oldam luan rolin e një prifti, i cili rreh një prostitutë para se të shkojë në një klub të mbushur me femra gjysmë-nudo. Ndërsa Marion Cotillard ka shenjat e stigmatës dhe nxjerr gjak nga goja. Floria Sigismondi është regjisorja e videoklipit të censuruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency