Kryemadhi: Kupola e PS e përfshirë në aferën e inceneratorëve, të bëhen hetime ndërkombëtare

0
93

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, komentoi zhvillimet politike në vend.

Kryemadhi theksoi se kupola e PS është e përfshirë në aferën kriminale të inceneratorëve, duke shtuar se duhet që për këtë çështje të bëhen hetime ndërkombëtare.

“Çështjen e inceneratorëve fillimisht e morën me shaka. Kupola e PS është përfshirë në këtë aferë kriminale e korruptive. Duhet edhe hetim ndërkombëtar, se grupi është off shore, sepse nuk dihet nga merren paratë e ku shkojnë.

Është inceneratori në Fier, por edhe në Tiranë, që duhen hetuar si skema, që nuk janë vetëm korruptive, por edhe kriminale. Koka e skemës kriminale të inceneratorëve është kryeministri Edi Rama. Kutia e Pandorës është koka e Ramës, që hap skemën e grupit të organizuar rajonal”, deklaroi Kryemadhi.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here