Bylykbashi: Vendimet e Bashës kanë zero vlerë për të përjashtuarit. Më e rëndësishme, riorganizimi i partisë

0
130

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e konsideron të pavlefshëm vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën dhe tetë deputetët demokratë, mbështetës të tij.

I ftuar në Vizion Plus, Bylykbashi tha se ky vendim i Bashës ka zero vlerë për të përjashtuarit.

Bylykbashi: Ky vendim ka zero vlerë për të përjashtuarit. Këtë pushtet nuk e ka as Kryetari as Këshilli Kombëtar.

Gjithashtu deputeti i PD-së u ndal edhe tek protesta në selinë blu dhe paralajmërimi i Berishës për vazhdimin e tyre.

Sipas Bylykbashit, selia e partisë është e rëndësishme për funksionimi e partisë.

Bylykbashi: Ajo që është më rëndësishmë për PD është riorganizimi i partisë dhe të gjithë do shohin se Basha jo vetëm rreh anëtarët e tij, por ky është dimri i vetmisë së madhe të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here