A ka më vlerë vula e selia, pa anëtarësinë?

0
146

Editorial

Me strategjinë e ndjekur në 8 Janar, padyshim Lulzim Basha i ka dhënë shkelmin final shanseve që të kishte një ribashkim mes tij dhe bazës demokrate, e cila që nga vendimi për përjashtimin e Berishës, i ktheu kurrizin. Që më parë anëtarësia e PD, kishte shprehur dyshime të forta për Bashën, por me sa duket humbja e ripërsëritur në 25 prill, solli krisjen e madhe. E megjithatë palët i mbajit bashkë Berisha. Përjashtimi i këtij të fundit përmes një vendimi personal dhe jo kolegjial, solli çarjen e plotë jo vetëm mes Bashës e Berishës, por edhe mes kryetarit të asaj khe dhe anëtarësisë. Që nga nisja e Foltores e deri te mbajtja e punimeve të Kuvendit në 11 Dhjetor, u vërejt qartë se baza e ka humur thellësish besimin te Basha. Madje votimi në referendum e 18 Dhjetorit, ku më shumë se 43 mijë anëtarë të PD shprehën vullnetin për shkakrimin e Bashës, ishte një goditje e fortë për Bashën.

 

E megjithatë mbajtja e selisë, pas dhunës dhe gazit ndaj demokratëve, sigurisht nuk është aspak një fitore për Bashën. Berisha nga ana e tij ka përmenduar se do ketë një tjetër betejë, ndërsa thekson se duhet venë në zbatim vullneti i shprehur i demorkatëve. Nga ana e tij Basha krahas anëtarësisë, me vendimet për përjashtime në masë po humbe edhe numrat në Kuvend. Me përjashtimet e bëra publike sot pas mbledhjes së Kryësisë natën e mbrëmshme, Basha po humb pak nga pak edhe betejën e numrave. Të paktën 14 deputetë, përfshirë dhe Berishën janë shprehur kundër Bashës, dhe mund të krijojnë një grup të fortë në Kuvend, duke marrë parasysh se dhe aleatët janë të zhgënjyer nga Basha.

 

 

Të paktën në shifrat që janë tani publike, dhe pa ndonjë rrjedhje tjetër, Lulzim Bashës i mbeten në Kuvend 38 deputetë (5 deputetë më pak se zgjedhjet e 2017-tës, ku PD mori rezultatin e saj më të keq historik), ndërsa më herët aleatët kishin krijuar grupet e tyre parlamentare, në mënyrë që të maksimalizonin kohën në dispozicion për të folur në Kuvend. Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Vangjel Dule apo Dashamir Shehi, nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

 

E gjitha duket një situatë katastrofike. Por Basha me sa duket mendjen e ka te kolltuku dhe interesat personale që vijnë prej tij. Ndaj dhe nuk mendon se në këtë gjendje ku e ka katandisur PD-në do mund ta ringrejë ndonjëherë atë. Ndoshta as nuk i intereson, sic e ka treguar edhe në këto vite, ku ka shënuar vetëm humbje zgjedhjesh.

 

Por a do mund ta lejoj në demokratët Bashën që të mbajë selinë e vulën e partisë me pahir, kur anëtarësia është në shumicë kundër tij?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here