‘Disa pyetje dhe një thirrje për deputetët e PD!’

0
111

Nga Edi Paloka

Kolegë deputetë!

Pas situatës se krijuar ne PD ju keni sot përgjegjësi te madhe për fatin e atyre qe ju kane votuar, sepse fati i PD lidhet direkt me fatin e tyre dhe te shqiptareve ne përgjithësi!

A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate përfaqësimi sot? A e dini ndaj kujt detyroheni e keni përgjegjësi?

Jeni votuar ne radhe te pare nga demokratet. Jeni votuar nga ata qe me vullnetin e tyre mblodhën Kuvendin e 11 dhjetorit. Jeni votuar nga ata qe me 18 dhjetor morën pjese masivisht ne referendumin për ratifikimin e vendimeve te Kuvendit. Jeni votuar nga ata qe me 8 janar kërkuan te hynin ne shtëpinë e tyre por me kërkese te Bashës e urdhër te Rames jo vetëm ju mbyllen dyert por dhe u dhunuan.

Kush mendon se e ka mandatin prej mercenareve te Bashes apo banditeve me uniforme te Rames, le te vazhdoje te qëndroje ne krah te tyre. Po ne se ka mes jush nga ata qe i dhimbset PD dhe ndjejnë përgjegjësi për ata qe i kane votuar, nuk mund te ulni kokën e te heshtni sot apo ca me keq te përdoreni shëmtuar nga ai qe po tregon çdo dite se është gati te bej çdo gjë për te mbrojtur interesin dhe karrigen e tij ne opozite.

Pse nuk i bëni disa pyetje vetes po edhe Bashes ? Pyeteni Bashen se pse nuk e pranon votën e demokrateve si zgjidhje ? E nuk e kam fjalën vetëm për vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit apo te Referendumit te 18 dhjetorit. Pse nuk ka pranuar kurrë e nuk pranon te votëbesohet me asnjë mënyre nga demokratet si forma e vetme për te zgjidhur krizën, shkaktar i se cilës është ai vete?

Pse eshte gati te fshihet, te mbylle e bunkerizoje selinë, por te mos votohet? Pse hedh miliona për te mbyllur me hekur shtëpinë e demokrateve, e nuk pranon te votohet?!

Pse ju kërkon ju deputeteve te PD te ktheheni ne mburoja te gjalla për te?! Pse është gati t’u sakrifikoje ju e te helmoje demokratet me gazin e Rames vetëm qe mos shkoj te votohet? Pse është gati edhe ta shkatërroje PD ?! Pse i duhet një vule e disa zyra te uzurpuara , nen mbrojtjen e policisë se Rames , kur demokratet i ka përzënë?!

Pyeteni se keni përgjegjësi, nuk jeni pupacët e tij .

Ai qe thotë se Berisha kërkon ta kthej PD ne bunker te tij, po ndërkohë është fshehur e mbyllur vete pas dhjetëra dyersh te blinduara, për te mos u ballafaquar me anëtaret e PD.

Ai qe ju thotë se Berisha po përdor demokratet për hallet e tij , po ne fakt ju përdor juve si kukulla e mburoje qe te vazhdoje bizneset e tij me Ramen.

Nuk mori Sali Berisha asnjë nga ne në telefon ti lutej apo ca me keq ta urdhëronte qe ti dilnim ‘ne mbrojtje’ siç bën Basha me ju.

Ne fakt jemi ne, e janë anëtaret e thjeshte te PD, qe e kërkuan, se kane nevoje për Berishën ne një moment delikat kur PD shkon humbje pas humbjesh!

A e shihni qe Basha ka marre e po përdor shëmtuar gjithë veset, hilet e truket e Rames për te mbajtur karrigen kundër vullnetit te shumicës se anëtareve te PD? A e shihni qe gënjen njësoj si Rama e nuk skuqet?

Nuk po blindohet selia thonte pa pike turpi vetëm pak dite me pare, kur te gjithë e dinim se ç’po ndodhte atje.

‘Dyert e PD janë te hapura ‘ deklaronte megjithëse përpara mediave disa here, jo vetëm anëtare te thjeshte, po dhe deputetet nuk hynin dot ne seli !

‘Jam për bashkimin e gjithë demokrateve’ -thotë dhe behet çdo dite e me qesharak me ‘përjashtimet’ e tij . Ai qe akuzon Berishën si komunist, e qe reklamohet si politikan perëndimor, vetediskretitohet çdo dite ! As Enveri nuk ka gjetur kaq armiq njëherësh ne kohen e tij. Mbledh ca njerëz qe ju bashkëlidh vete nga një ofiq, i mban deri ne 3 te natës dhe pastaj shpall se ‘Përjashtoi’ PD nga PD…Qesharak deri ne dhimbje ! Mire qe nuk përjashtoi dhe Teng Hsiao Ping-un pas vdekjes nga Partia Komuniste e Kinës se aq tagër ka dhe te përjashtoje njeri nga PD !

Deputete te PD, pyeteni veten; kujt i duhet një kryetar dhe ca deputete te mbyllur ne një seli te blinduar qe e mbron me gaz e police Edvin Rama?

Keni menduar te dilni ne baze?

Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te përdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet? Votat e kujt do kërkoni, apo do ju a jap Edvini me policet e tij?

Po ne Parlament si do e bëni opozitën ?! Mendoni pak, kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramën si opozitare. E dini si do ju përgjigjet ?

‘Mor Lul po ti me këta te tjerët, po me qaje ne telefon qe te te sillja policinë e krimit e te të shpëtonte nga demokratet…!’

Do pranoni te bëheni me qesharake se ‘kerperata’ e jenisheri ne Parlament (se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)?

Nuk po ju them rreshtohuni pas Berishë, po tregohuni dinjitoz ne qëndrimet tuaja se jeni deputete e përfaqësues.

Kërkojini Lulit te pranoj minimalisht te gjykohet me votën e demokrateve, ai dhe kushdo tjetër Te gjithë ne.

Po nuk pranon , sepse ai qe paturpësisht deklaron se ka 99,99% te votave te demokrateve, e di shume mire qe realisht as 5% nuk merr sot brenda PD e ca me pak po u votua ne popull. A ka nga ju prej atyre qe besojnë vërtete se Berisha paska qene arsyeja qe PD nuk ka fituar ne këto vite e tani qe u largua Berisha, do fitoje Luli ?!?! As pragun për te hyre ne Parlament nuk e kap.

Atëherë pyeteni veten ju deputete te PD, pse i duhet te mbaj me policet e Rames, vulën dhe karrigen e ‘kryetarit’ te opozitës? Kujt i shërben një parti qe as pragun për te hyre ne Parlament nuk e kalon po te votohet sot me vulën e Bashes e jo me te mendoj te vij ne pushtet?

Juve nuk besoj. Demokrateve te thjeshte jo e jo. Atëherë pse i duhet Bashes?! Gjykojeni vete!

Ne se dikush nga ju e ndjen se i detyrohet për futjen ne liste, thjeshte gabon.

Sidoqoftë sot jeni deputete me votën e demokrateve dhe keni përgjegjësi ndaj tyre, po keni dhe një dinjitet tuajin për te ruajtur (kush e ka). E nëse ndonjëri mendon se duke treguar ‘besnikëri’ ndaj Bashes do këtë te paktën mirënjohjen e tij ( se te ardhme politike as behet fjale) le te gjykoje pak : ky qe u tregua mosmirënjohës e shiti Sali Berishën, sa i duhet t’ju shesë juve…?

Unë jam i bindur qe secili prej jush, po te gjendej ne situate te tille, do tregohej me dinjitoz se ish-kryetari .

Pse ai qe ka përgjegjësi shumëfishe e hodhi dinjitetin ne plehra? Sigurisht shume te forta duhet te jene arsyet ! Po ato janë te tijat e jo te demokrateve.

Ju keni mundësi te zgjidhni se ne cilin krah do qëndroni! Do qëndroni ne krah te atij qe me mercenare e police te Ramës dhunoi demokratet duke u pozicionuar përfundimisht ne krahun e kundërshtareve te tyre, apo ne krahun e shqiptareve e demokrateve qe ju votuan?

Zgjedhja është e juaja!

Koha është e shqiptareve qe kërkojnë ndryshim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here