Banesa u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit/ “Po bëjmë tre vite në çadër”, familja Durma: Nuk na ndihmon njeri

0
110

Prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, familja Durma në Mamurras vijon të jetojë në çadër.

Ata shprehen se po jetojnë në kushte shumëta vështira dhe se askush nuk do t’ja dijë për gjendjen e tyre.

Tashmë kanë hyrë në të tretin vit që prej se jetojnë në çadër dhe dy kryefamiljarët shprehen se askush nuk i ndihmon nga ana e bashkisë edhe pse u është thënë se banesa e tyre e shembur do të rindërtohej.

64 vjeçari, Veli Durma shprehet se është invalid dhe shumicën e ndihmës ekonomike e dërgon për të blerë ilaçe, raporton ‘Fax News’.

Veli Durma 64 vjeç, invalid:

Me shpresa jetojmë. Kështu nuk jetohet në këto kushte. Në çadër dhe me fëmijë të vegjël. Vetë i teti jam në familje. Do Zoti shteti vë dorë dhe na ndihmon. Unë jam i paaftë të bëj shtëpi. Kemi jetuar vetëm me një dorë të djalit. Tani e tutje shohim mbase na bëjnë ndonjë shtëpi apo diçka. Banesa jonë u përcaktua për t’u prishur. Shteti na ka thënë se do të ndërtohet shtëpia por deri tani nuk është bërë asgjë.

Dy dimra kemi kaluar dhe të nxehtin e kemi kaluar në çadër. Kemi hyrë për vitin e tretë sivjet. Tani ne presim të kemi ndonjë ndihmë nga bashkia. Djali e zuri një shtëpi me qera por janë dhoma shumë të vogla.

Bashkëshortja e 64 vjeçarit: Na sollën disa ndihma dhe ushqime për festa më pas nuk na panë më me sy. Nuk erdhëm më.

Na quajnë shtresë të ulët, të varfërin gjithmonë e lënë më keq. Bashkia bën si ato topat, kush bën gol, herë të njeh ty, herë Veliun. Ne nuk na shikon askush për asgjë. Ne nuk po llogarisim të ushqimin por të ftohtin nga të gjitha anët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here