Berisha: Basha i dorëzoi Escobarit listën e biznesmenëve që mbështetën ‘Foltoren’

0
105

Lideri historik i PD, Sali Berisha denoncon Lulzim Bashën se i dorëzoi përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një listë me emra biznesmenësh që kanë mbështetur ‘Foltoren’.

Ish-kryeministri tha në ABC se biznesmenët janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre.

Berisha shtoi se nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë të vetme.

“Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD dhe të përpjekjes së Rithemelimit të saj.

Besoj se në mënyrë transparente i janë ofruar të gjitha shanset por zoti Basha në vend të reflektimit mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet.

Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojnë ‘Foltoren’ zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në ‘Foltore’, por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here