Berisha: Basha ia dorëzoi sot godinën Ramës dhe mandatin e opozitarit, Berishës

0
136

Ngjarjet që ndodhën në selinë e PD-së janë pasqyruar me mjaft kureshtje edhe në Kosovë.

Në një komunikim me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, ish-zv ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Anton Berisha, thotë se pamjet e sotme na dëshmuan se enverizmi si doktrinë është ende dominues në Shqipëri.

“Këto pamje do duhej të ti takonin fillimviteve të ;90, dhe jo sot, por për fat të keq kjo tregoi se enverizmi si doktrinë dhe si iluzion, është ende mjaft diktues te shqiptarët, qofshin ata politikan apo qytetar të zakonshëm”.

Sipas Berishës, e tërë kjo situatë nuk do të vinte nëse Lulzim Basha të ulej në tavolinën e negocimit me palët e pakënaqura.

“Ajo është çështje e brendshme e PD, dhe kryetari i saj, si i zoti i shtëpisë e ka për detyrë të mirëmbajë shtëpinë, nëse ka mospajtime është njeriu që e menaxhon situatën  dhe jo ta sjell në situatë ekstreme, si kjo që ndodhi sot. Është dashur të ulen në një tavolinë për zgjidhje mes palëve, pa pasur nevojë që të shkoj në ekstrem. Sot jo vetëm u dëmtua PD por edhe imazhi i Shqipërisë dhe i tërë shqiptarëve në përgjithësi.

Diplomati nga Kosova u shpreh se me situatën e sotme, Basha na dëshmoi se sot ia dorëzoi godinën Ramës dhe mandatin e opozitarit, Berishës.

“Sot ajo që bëri Basha, godinën ia dorëzoi Ramës dhe qeverisë së tij, kurse mandatin e opozitarit ia dorëzoi Berishës, pastaj është tjetër se sa do të arrij Berisha të jetë konkurrues ndaj qeverisë. Mendoj se Basha është modeli që do duhej të përfundonte në humbje sepse në logjikën e politikës evropiane, nuk ka mbetje në karrige pas humbjeve në zgjedhje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here