“Lista e zezë” e Amerikës, paralajmërohet edhe përfshirja e politikanëve kosovarë (kush është në shënjestër)

0
133

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë kosovarë, raporton Express.

Këtë paralajmërim Spahiu e ka dhënë në një intervistë në KTV.

Spahiu ka thënë të ketë indikacione se edhe politikanë të Kosovës që “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”, tash kur ajo pritet të përditësohet.

“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika.

“Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”, ka deklaruar Spahiu.

Ai rikujtoi që presidenti Joe Biden paralajmëroi zgjerimin e “Listës së zezë” me njerëz që janë të njollosur në aspekte të ndryshme duke filluar nga rrezikimi i paqes, minimi i demokracisë dhe që janë të zhytur në kriminalitet e korrupsion.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje të fuqishme kokave të krimit të organizuar në veri të Kosovës, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Duke shfrytëzuar “Ligjin MAGNITSKY”, Washingtoni ka futur në “listë të zezë” Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiqiqn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkpuntorëve të këtyre dyve.

Në këtë listë të gjatë të personave që SHBA i targetoi si të korruptuar dhe kriminal, është edhe vëllai i Zvonkos, Zharko Veselinoviq. Në listë janë edhe Zhelko Bojiq dhe Marko Rosiq.

Më poshtë e gjeni edhe listën e bashkpuntorëve të grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit të cilët janë në “listën e zezë” të SHBA’së.

Lista:

Andrija Zheljko Bojic

Srdjan Milivoje Vulovic

Milan Mihajlovic

Miljan Radisavljevic (Miljan)

Miljojko Radisavljevic (Miljojko)

Radovan Radic (Radic)

Sinisa Nedeljkovic (Nedeljkovic)

Radule Stevic (Stevic)

Gjithashtu SHBA’ja ka sanksionuar edhe kompani të ndryshme që veprojnë në veri e që kontrollohen nga Veselinoviqi, Radoiqiqi dhe grupi.

Lista e kompanive:

Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi

Civija Komerc, me bazë në Serbi

S.Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë

Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A., me bazë në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here