Artan Fuga: Publikimi i pagave, nxori në shesh nepotizimin në administratë, OJQ pjesë e sistemit

0
263

Çfarë solli dalja në shesh e pagave të shqiptarëve?

Akademiku Artan Fuga është në krahun e atyre personave që besojnë se publikimi i pagave i ka bërë shumë mirë shoqërisë.

Padyshim është një shkelje të privatësisë por është e mirë që  shqiptarët panë të vërtetën në shesh.

Nxori në sheh problematikat shumë serioze të shoqërisë, nepotizmin në administratë publike dhe punësimet për qëllime elektorale thotë profesor Fuga në një intervistë dhënë sot në mbrëmje për gazetaren Beti Njuma në edicionin e lajmeve të RTV Ora.

Artan Fuga: “Unë shikoj që masa e qytetarëve shqiptarë është e interesuar që e vërteta të dalë, ndërsa në establishmentin shqiptarë, gazetarë, politikë, analistë, media është pozicion I kundërt. Shikoj që ka një ndeshje.

Pa dyshim që ka një shkelje të privatësisë. Por problemi nuk është a shkel privatësinë por kush është më e rëndësishme: Është më mirë që shqiptarët të marrin vesh çfarë bëhet me shpërndarjen e të ardhurave personale të grupeve të mëdha njerëzish apo të ruhet një lloj privatësie shumë e kujdesshme që sigurisht nëse nuk do të dilte, dikush mund të thoshte që nuk patëm asnjë të mirë.

Negativja është se një lloj cenimi privatësisë është bërë por kemi një të mirë të jashtëzakonshme publike që del në shesh. Sepse shikojmë që një nga 4 mekanizmat më të rëndësishëm financiar të këtij vendi, pagat, kemi shpërpjestime dhe problematika shumë serioze si shoqëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here