Tiranë/ Grabitet argjendaria, largohen autorët

0
141

Argjendaria-Selvia-300x166Grabitje me armë në mes të ditës në Tiranë.

Dy persona të armatosur dhe me skanfandra në kokë, grabitën një argjendari në zonën e Selvisë. Sipas purimeve të policisë ngjarja ndodhi rreth orës 10:00.  Argjendaria e grabitur është në pronësi të familjes Sinanaj e cila në 2011 humbi kryefamiljarin në një tjetër tentative grabitjeje në argjendarinë në pronësi të tyre në rrugën “Ferik Xhajko” në Tiranë.  Policia tha se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendari dhe kanë marrë sende me vlerë, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me motor. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se një prej grabitësve ka goditur me qytën e armës pronaren duke e lënë të plagosur. Më pas ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Po sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes grabitësi ka qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar edhe banorët e zonës dhe më pas është larguar.  Grabitësit kanë zgjedhur një rrugë dytësore prapa argjendarisë për tu larguar.  Ndërkohë nuk dihet sasia e vjedhjes së bizhuterive.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency