Broja fantastik, trajneri i Southampton aspak i surprizuar: Madje më vjen keq që…

0
99

Southampton u rikthye te fitorja në Premier League pas 7 ndeshjesh falë suksesit 2-3 në fushën e Ëest Ham. Në këtë fitore të madhe dhe ndaj një ekipi aspak të lehtë, ka gisht edhe talenti shqiptar.

Po flasim për Armando Broja, që u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli golin e avantazhit 1-2 të shenjtorëve me Ward-Prowse.

Sulmuesi kuqezi ishte i magjishëm edhe në disa episode të tjera. Në fund të sfidës trajneri Ralph Hassenhutl e vlerësoi shumë pozitivisht paraqitjen e Brojës duke thurur elozhe për bomberin shqiptar.

“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë.

Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Ralph Hasenuttl.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here