Cili është ‘Subjekti X’ e çfarë pritet tjetër prej tij?!

0
383

Nga Artan Hoxha

“Subjekti X” ose “X” do ta quajme dorën e padukshme që po hedh në rrjet, njëra pas tjetrës e ditë pas dite, të dhënat personale të qindra-mijëra shtetasve shqiptarë apo të huaj, rezidente a jo në Shqipëri.

Kur dukej se ishte harruar dalja në prill 2021, pak ditë para ditës së votimit, e të dhënave të mbi 900 mijë zgjedhësve të Qarkut të Tiranës, e njëjta dorë, me 22 dhjetor 2021, nxori në rrjetin WHATSAPP pagën mujore të janarit 2021 për të gjithë të punësuarit në shtet e privat, mbi 600 mijë persona. Një tjetër skandal me të dhënat tona personale.

Që nga fillimi i tetorit 2021 SPAK-u (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) kishte hequr dorë nga hetimi i atij skandali, nisur me bujë, për moskompetencë lëndore, e çështja pritej t’i kalonte, butë-butë, prokurorisë së zakonshme me një kualifikim tjetër të veprës penale.

Gjithashtu, me 23 dhjetor 2021 SPAK-u humbi çështjen kundër LAPSI-t edhe në Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila adoptoi vendimin e kahershëm në këtë çështje e në favor të LAPSI-t të Gjykatës së Të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në skandalin e prillit, të dhënat e nxjerra përmbanin: numrin personal të identifikimit; qendrën e votimit; adresën e saktë dhe kodin e banesës; vendlindjen; ditëlindjen; vendin e punës/subjektin; si dhe emrin e patronazhistit përkatës dhe opinionin e këtij për mundësinë e votimit pro a kundër rilindjes të zgjedhësit nën vëzhgim.

Sipas pohimeve dhënë LAPSI-t nga dorëzuesi i të dhënave, të dhëna të tjera të zgjedhësve nga e gjithë Shqipëria si paga, ndihmë ekonomike, kredi, kërkesa për leje ndërtimi a legalizim, e plot lloje të tjera, ishin vënë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe rrjetit të saj të menaxhuesve e patronazhistëve të zgjedhjeve, e që “Subjekti X” ia kishte marrë e i posedonte tashmë edhe ai vetë.

Ndonëse tronditëse, situata u kalua me nje fare lehtesie fale etheve te fushates se zgjedhjeve politike. Vete Kryerilindesi arriti ta minimizoje demin polik, me se shumti me humor e shpoti, duke thene ne mitingjet e fushates se te dhenat nuk kishin lidhje me PS, se asaj nuk i duhen numrat e indetitetit per te fituar, se ai e jepte vete numrin e tij te identitetit e se kjo dalje nuk i shkaktonte kurrkujt dem, se patronazhistet bejne pune te shkelqyer, njesoj si ata te partive te tjera, majtas e dhjathtas ne Europe e Bote, e gallata te tjera si keto.

Nga ana tjeter, u demonizua lajmesi qe perhapi te dhenat – LAPSI pra – kunder te cilit, krahas propagandes se shfrenuar e me gjithe arsenalin medietik e propagandistik qeveritar, u leshua edhe SPAK-u i cili, ne vend qe te ndiqte pisten e hetimit drejt Partise Socialiste e ku, me gjasa ishin dorezuar per perdorim elektoral ato te dhena nga vete institucionet shteterore, e nga rrjetet e te ciles parti kishin dale apo ishin marre/rrembyer te dhenat nga “Subjekti X” dhene LAPSI-t mepastaj, SPAK-u pra kerkoi me se pari sekuestrimin e rrjetit kompjuterik te LAPSI-t per te gjetur “Subjektin X” ndersa nuk ndermori ndonje akt sekuestrimi as ne kompiuterat e PS e as ne ato te institucioneve shteterore.

Direktiva Kryeministrore per pisten e hetimit u zbatua me perpikmeri.

Per fat, Gjykata e Strasbourg-ut nderhyri me shpejtesi e vendim te paprecendent ne favor te LAPSI-t, duke e ndalur demin e rende e te tmerrshem qe mund te vinte nga nje veprim i ketille i drejtesise se reformuar, per keq e per dreq, ne sherbim te pushtetit, vendim qe, sic e permenda me lart, u adoptua lokalisht se fundmi edhe nga Gjykata jone e Larte.

Dalja e pagave shkaktoi trondite te forte. “Subjekti X” e nxorri file excel me pagat me te larta ne krye te kolones e ato me te uletat ne fund te saj. Dukej sikur donte te jepte edhe nje mesazh tjeter – ate te pabarazise e polarizimit te thelle social – krahas plotesimit te akuzes se mehereshme, me nje tjeter prove, ate qe keto te dhena ishin vene me kohe ne dispozicion te Partise Socialiste dhe rrjetit te saj te patronazhisteve per qellime elektorale.
Kryerilindesi nuk mund ta merrte me me humor e shpoti.

Te enjten me date 23 dhjetor ai doli ne konference te jashtezakonshme per mediet e ku, ndersa u justifikua per trajtimin me humor te te dhenave te prillit, tashme akuzonte forca destruktive; akuzoi te dy opozitat, zyrtare e ish-zyrtare tatimore te lidhur me segmentet e erreta, natyrisht edhe mediet dashakeqese.

Ndonese e shprehu mendimin se dy bazat e te dhenave, prill e dhjetor, duken si te se njejtes dore, gjithsesi tentoi te hedhe dyshime mbi saktesine e te dhenave mbi pagat dhe i mbeti tezes se vet fillestare se Partia Socialiste dhe patronazhistet e saj nuk i kishin patur keto te dhena e se keto jane rrembyer nga brenda shtetit, si nje vjedhje e re e me vete, qe s’kishte te bente me patronazhistet e tij te dashur. Ndaj i dha orientimin e ri prokurorise qe te hetoje ne drejtim te zyrtareve dhe ish-zyrtareve te tatimeve.

Vec ne drejtim te PS dhe strukturave te saj elektorale jo e jo. Por, ndersa Kryerilindesi molloiste ne medie, “Subjekti X” nxorri te dhenat per pagat e prillit 2021 per afro 700 mije persona dhe nje liste me numrat e celularit te afro 1 milion njerezve. Me kete veprim “Subjekti X” rrezoi cdo pretendim te Kryerilindesit per pasaktesine apo dyshimin mbi vertetesine e te dhenave te pagave te janarit si dhe provoi edhe nje here tjeter qe te dhenat dilnin nga i njejti sistem megadata qe dorezenesi i tij tek LAPSI kishte pohuar qe ne prill se e posedonin, marre nga rrjetet informatike te strukturave elektorale te Partise Socialiste, vene ne dispozicion nga vete institucionet shteterore per kete parti, e per qellime elektorale.

Si per te plotesuar tablone e provave, te premten, date 24 dhjetor “Subjekti X” nxorri ne rrjet edhe listen e pronareve e te mjeteve motorike ne pronesi te tyre me te gjitha te dhenat e lidhura. Qeveria nuk kundersulmoi me. Heshtje varri.

Shkurt e qarte, “Subjekti X” po na provon se Shteti -Parti i ka vene ne dispozicion Partise – Shtet te gjithe bazen e vet te te dhenave per te gjithe zgjedhesit e jo vetem, per qellime elektorale. E, me sa duket, ne hallken me te dobet, brenda vete strukturave elektorale e politike te Partise-Shtet, ka ndodhur nje carje, per shkaqe e motive ende te paditura, qe beri qe te dhenat te binin ne doren te Subjektit X” e ky, pjese-pjese, po i nxjerr ne rrjet. (ne mos qofte ky vete pjese e atyre strukturave).

Nga ngjarjet e nje-pas-njeshme duket se “Subjekti X” nuk eshte iluzion por ekziston realisht, veprimet nuk jane rastesi ngjarjesh anarkike e te palidhura, kryer nga subjekte te ndryshme por nje aksion i zbatuar hap-pas-hapi nga nje subjekt konkret, ne varesi te objektivit qe synon te arrije dhe reagimit te kundersharit. E, sa per objektivin, duket se nuk kemi te bejme me nje inat te momentit por per nje qellim qe kerkohet te arritet me metode, inteligjence dhe kembengulje.

Të shohim hapin tjetër. Por, nje gje duket thuajse e sigurte. Nese prokuroria nuk do kerkoje ne drejtimin qe po na orienton “Subjekti X” – strukturat elektorale te Partise Socialiste si marrese dhe ato shteterore si dhenese – pra, nese prokuroria do vijoje te ndihmoje mbulimin e krimit shteteror te kryer, me shume gjasa “Subjekti X” do nxjerre te tjera te dhena si presion vijues e ne rritje me qellim qe hetimi te zhvillohet ne drejtimin e duhur, ne sherbim te se vertetes dhe jo ne sherbim te Shtetit-Parti e Partise – Shtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here