Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s/Stoltenberg sot në Shqipëri, në qendër të vizitës lufta kundër terrorizmit

0
121

stoltenberg nato

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot për herë të parë Shqipërinë. Sipas axhendës së përcaktuar një muaj më parë, kreu i Aleancës Euro-Atlantike do të takohet me presidentin e Republikës Nishani, kryeministrin Rama, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm Bushati. Ndërkohë rreth mesditës ai do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e Kryeministrisë ku pritet të fokusohet tek roli i Shqipërisë në aleancën e Atlantikut. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe rritja e buxhetit për mbrojtjen dhe iniciativa e qeverisë shqiptare për krijimin e një qendre trajnimi rajonale për luftën kundër terrorizmit, e cila gjen mbështetjen e kësaj organizate ushtarake.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency