Habit Bruno! ‘Më përqafojnë jashtë, këtu të shesin’

0
121

Ditën e djeshme një sërë diskutimesh kanë ndodhur në “Për’puthen”, ku protagonistët kanë qenë Bruno dhe Samiu.

Shkak është bërë takimi i Efit dhe Samiut, pasi gjatë diskutimit të pjesës së parë, Efi tha se takimi i realizuar në një ambjent qitjesh, i shërbeu për të nxjerrë një mllef të akumuluar ndaj Brunos.

Samiu, nga ana tjetër ka shpehur pakënaqësitë dhe faktin se ndihej i fryrë duke u bazuar në situata të pakëndshme që kanë të bëjnë me Brunon.

“Mendimi im është që Efi ndaj teje më shumë ka hatër dhe respekt sesa pëlqim. Unë mendoj që ata mund të kenë një shoqëri të përbashkët jashtë. Ai aktron bukur, luan bukur, por nuk i zgjat shumë.

Bruno mund të jetë edhe 5 vjet këtu, të bëjë 300 takime dhe të 300-ta do t’i bëjë njësoj.”

Bruno ka replikuar duke e akuzuar se nuk di të shprehet dhe nuk është i artikuluar mjashtueshëm.

Diskutimi mes djemve ka vijuar duke krijuar tension midis tyre. Më pas, Bruno ka vendosur t’i kthejë përgjigje Samiut, duke iu referuar mospëlqimit ndaj asnjërës nga vajzat.

“Vajzat këtu nuk më përshtaten nga ana karakteriale. Vishen bukur, rregullohen, modelohen por nuk më përshtaten. Ky emision, nëse vazhdon të ketë drama, intriga pa respekt, për mua është e kotë të vazhdoj.

“Të gjithë më vijnë afër nga jashtë, më përqafojnë, ndërsa këtu të shesin për të dalë në ekran.”- ka deklaruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here