Agron Shehaj bën deklaratën “bombë”: Nuk hyjmë në selinë e PD, sepse ka njerëz të armatosur! Duam të shmangim përplasjen

0
77

Agron Shehaj, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin “Opinion”, lidhur me prezencën e personave të armatosur në selinë e Partisë Demokratike.

Shehaj tha se Komisioni për Rithemelimin, nuk ka hyrë në seli, sepse aty gjenden njerëz të armatosur dhe ata po përpiqen të shmangin një konflikt, që mund të rezultonte në viktima.

“Arsyeja përse nuk jemi futur në selinë e PD, është se aty ka njerëz të armatosur. E kemi parë këtë.

Po të them çfarë na pengon të marrim në dorëzim selinë, sepse nuk duam përplasje.

Kryetari i shkarkuar, është personi që ka më shumër interes që aty të ketë përplasje.

Janë individë të fortë brenda PD-së. Unë mendoj se brenda PD nuk duhet të ketë njerëz të armatosur.

Arsyeja përse nuk hyjmë, sepse kërkojmë të shmangim përplasjen, nuk duam viktima dhe të lënduar.

Duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, deklaroi Shehaj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar kategorikisht që në selinë e PD të ketë hyrë policia e shtetit apo autoritete të shtetit, çka do të thotë se personat që qëndrojnë në seli janë persona privatë, pa lidhje me policinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here