Përse Rama caktoi Spiropalin për të replikuar me Bashën? Armand Shkullaku: Sepse opozita aktuale është ‘spiropalizuar’

0
231

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen më pikante të ditës në Parlamentin e Shqipërisë, ku Edi Rama caktoi Elisa Spiropalin, si njeriun që do të replikojë nga sot e tutje me Lulzim Bashën, me argumentin se ai e ka humbur legjitimitetin dhe përgjigjet do t’i marrë vetëm nga Spiropali.

Shkullaku tha se kjo ka ndodhur si pasojë e “spiropalizimit të opozitës”.

“A mund të caktonte Edi Rama një tjetër? Përse Elisën? Aty ka edhe të tjerë. Por, kur opozita ‘spiropalizohet’, automatikisht, mendja e Ramës thotë, kur këta ‘spiropalizohen’, unë ja ku e kam dhe ja vë përballë.

Opozita në këtë derexhe ka ardhur. Dalin thonë jemi shumicë, kemi 95%, komunistët, sot zbuluan që Sali Berisha paska patur tesër partie, paska qenë edhe president në 97′. Kur i bënin fresk Berishës dhe ziheshin me njëri tjetërin kush ti rrinte më afër, nuk e kanë ditur. Ky është ‘spiropalizim’, prandaj Rama i caktoi Elisën!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here