I biri në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së 32-vjeçarit, Mustafa Lici: Është kurth, hapni kamerat!

0
112

Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i vdekur në zonën e Livadheve mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

Duke iu drejtuar mediave, Lici shprehet se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi.

Lici thekson se 15-vjeçari i dyshuar i arrestuar për vrasjen e Mustafës është i punësuar tek Astmer Bilali.

“Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar, i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrajt. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim me miratim nga Policia e Shtetit.

Ne kemi si provë kamera. Në çdo moment ku hamë ku rrimë, filmohemi prej kamerave. Këto janë flluska sapuni si rastin tjetër që ia kanë ngarkuar vrasjet dhe kanë rënë poshtë , dhe tani ia ngarkojnë dhe vrasjet e tjera. Këto nuk kane problem të vrasin për të arrestuar një armik”, shprehet ai.

Pjesë nga deklarata:

“Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat.

Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do të dështojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këta shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave.

Familja e di shume mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk do të kishin arritur deri aty.

Ne kemi arme shume te fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni per baze kete shpifje. Eshte fakqesi qe jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar.

Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet.

Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here