Incident në Cakran të Fierit, ndërhyn policia në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës

0
114

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në qendrën e votimit në Cakran të Fierit, ku Policia Bashkiake, me urdhër të kryebashkiakut Armando Subashi, ka ndërhyrë për të ndërprerë procesin e votimit në referendumin e demokratëve.

Qendra e votimit ishte e vendosur në mjediset e njësisë vendore në Cakran, ashtu sikundër ishte rakorduar me drejtuesit vendorë një ditë më parë, ndërsa sot në orën 11:00 ka pasur një ndërhyrje të dhunshme nga policia bashkiake. Denoncimi u bë nga deputeti Luan Baçi, i cili tha se policët bashkiakë ishin urdhëruar nga Subashi për të ndërhyrë dhunshëm.

“Në Cakran ka ndodhur një incident, ku policë bashkiakë, me urdhër të Armando Subashit, kanë shkuar në orën 11:00 duke ndërprerë procesin e votimit, edhe pse më parë ne kishin rënë dakort për kryerjen e votimeve në mjediset e njësisë vendore. Ta harrojë Subashi dhe çdo Subash tjetër që mund të pengojë referendumin e demokratëve”, tha Baçi.

Ndërkohë raportohet se policët bashkiakë kanë nxjerrë dhunshëm nga mjediset e qendrës së votimit anëtarët e Komisionit, të cilët njoftojnë se procesi do të vijojë në një tjetër mjedis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here