Arrestimi i Lefter Kokës, Pano Soko: Rama, përgjegjësi kryesor

0
126

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në Edicionin e Pasdites në SyriTv komentoi arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.

Soko theksoi se Rama është përgjegjës kryesor për skemën e vjedhjes së inceneratorëve.

Pano Soko: Në Fier, inceneratori është vënë në punë, pa pyetur asnjë person të zonës, e kishte protesta. Rama ka deleguar firmën e beson se e shpëton kjo gjë, por nuk e shpëton. Rama e ka inaguruar vetë inceneratorin në Elbasan, ky kryeministër duhet të dinte se kostot janë shumë të larta, janë shkelur rregulla administrative, Rama ka qenë në dijeni. Fajtorë janë edhe Rama, edhe Mirel Mërtiri.

Rama është përgjegjës kryesor, Lefter Koka është diku në mes. Duhet nisur nga koka. Këta kanë përdorur një skemë të thjeshtë, kanë krijuar kompani fiktive, sepse kanë qenë arrogantë, këta nuk të llogarisin, kjo është njësoj si të shkosh tek Thesari i Shtetit dhe të vjedhësh paratë, nuk mendonin se do jepnin llogari një ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here