Afera e inceneratorëve/ Asnjë gjurmë e 2 biznesmenëve të lidhur me Lefter Kokën

0
107

Të enjten Lefter Koka pritet të mbajë qëndrimin e parë lidhur me arrestimin për aferën e inceneratorit të Elbasanit nga e cila dyshohet të ketë përfituar ryshfet në vlerën e afro 3.7 milionë eurove.

Ish-ministri i Mjedisit do paraqitet para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku pritet t’i jepet masa e arrestit me burg.

Sipas informacioneve ai do të mbrohet nga avokati Fatmir Braka ndërsa referuar Kodit Penal, ish-ministri i mjedisit rrezikon mbi 10 vite burg lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK, përfshirë rrethanën rënduese të bashkëpunimit.

Ndërkohë kërkimet e policisë për arrestimin e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas kanë rezultar pa sukses ndonëse referuar sistemit TIMS ata nuk janë larguar nga territori shqiptar.

Kërkime janë zhvilluar në disa banesa por edhe hotele luksoze ndërsa ka dyshime se mund të kenë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

SPAK është drejt përfundimit të hetimeve edhe për dy incereratorët e tjerë atë të Tiranës dhe  Elbasanit.

Prokurorët Dritan Premçi e Vladimir Mara janë në fazën e konkluzioneve të dosjes. Janë të paktën 15 persona të cilët po hetohen, ku përfshihen zyrtarë dhe ish—zyrtarë ndaj të cilëve mund të kërkohen edhe masa sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here