Gjen portën e hapur, vendos të shohë pamjet filmike, por shokohet (VIDEO)

0
573

Një burrë pretendon se ka kapur në video fantazmën e një fëmije duke hapur derën e jashtme të shtëpisë së tij.

Chris Mitchell – Clare nga Queensland, Australi, postoi këtë video në rrjete sociale në të cilën shfaqet porta e jashtme në shtëpinë e tij që hapet vetë.

Ai e gjeti derën e hapur kur u zgjua dhe fillimisht mendoi se dikush mund të kishte hyrë në pronën e tij gjatë natës.

Por pasi pa kamerat e sigurisë, Mitchell – Clare u bind se dera ishte hapur nga një formë misterioze që e shtyn atë. Kjo ndodh në momentin kur pamja prishet, si një lloj interference. Duke e ndaluar xhirimin, mund të dallohet dhe hija e çuditshme që ka shtyrë derën.

“Kjo është prova shokuese që zbulova nga sistemi i sigurisë në shtëpinë time, diçka që mund të konsiderohet pa frikë mbinatyrore”, shkruajti ai në Facebook.

Të shumtë ishin ata që e akuzuan se e kishte modifikuar videon, megjithatë Mitchell – Clare i mohoi me forcë këto akuza, duke thënë se videoja është e paprekur.

https://www.youtube.com/watch?v=uSlvtZ0DXCA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here