Rama e ka me të gjithë, sulmon edhe PDIU-n: Kanë një kryebashkiak aga që po dhunon njerëzit tanë

0
175

Gjatë një takimi elektoral në me qytetarët në Rrogozhinë, kryeministri Edi Rama thumboi kryebashkiakun e qytetit Beqir Nuredini, i cili vjen nga radhët e PDIU.

Rama u shpreh se kreu i bashkisë së Rrogozhinës u kërkon njerëzve të ndërrojnë parti për të pasur vëmendjen e bashkisë duke u kthyer në aga.

“Kryetari i bashkisë i dhunon njerëzit tanë duke u kërkuar të ndërrojnë parti nëse duan të kenë vëmendjen e bashkisë dhe është kthyer në një aga. Por gjithsesi ne nuk na ka penguar ky fakt për ta mbështetur rindërtimin e Rrogozhinës. Për disa parti kusht është tepsia, dhe jo programet. Në çdo zyrë i pari duhet të jetë qytetari, jo agai”-tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here