Kreu i PD Lushnje, Loka: Nuk njoh asnjë vendim të pengut të Ramës, e kemi shkarkuar në 11 dhjetor

0
240

Kryetar i degës së PD në Fushë Krujë, Agron Loka deklaron se nuk njeh asnjë vendim nga deputeti Lulzim Basha. 

Reagimi i Lokës vjen pasi ish-kryetari i PD ka shpërndarë një vendim ku thuhet se Loka është shkarkuar nga funksioni.

Por në përgjigjen e tij, Agron Loka thotë se i “shkarkuari nuk mund të shkarkojë“.

Ai i kujton Bashës se është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ndërsa referendumi i shtunës do ta ratifikojë këtë vendim.

Reagimi
Një përgjigje të shkurtër pengut të Ramës në PD

I shkarkuari nuk mund të shkarkojë. Nuk njoh asnjë vendim të pengut të Ramës në PD dhe me datën 11 dhjetor si dhe me referendumin e datës 18 dhjetor demokratët çlirojnë PD nga pengjet e regjimit. Mes demokratëve unë nuk kam poste e ofiqe sepse jam vetem njëri prej tyre por përballë pengjeve jam 10 herë me shumë kryetar. 

Edhe sikur të kisha 10 mandate do ti shkrija të gjitha për lëvizjen më të bukur dhe historike të demokratëve të drejtuar nga Doktor Berisha nga Dhjetori ‘90.
Miq të mi demokratë të Fushë Krujës sot jemi të bashkuar dhe të gjithë bashkë do të triumfojmë në betejen tonë me regjimin dhe veglat e tij në PD që tani ne i kemi pastruar me votën e lire [✌️]

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here