‘Të shtunën shkarkohet me votë masive’/ Aldo Bumçi: Më vjen keq që Basha nuk e mbylli me dinjitet

0
157

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi shprehet se Lulzim Basha do të shkarkohet përfundimisht nga kryetar i PD në referendumin e të shtunës. 

Në një lidhje me Skype për Ora 19:00 në Syri Tv me gazetaren Juli Krisafi, Bumçi shpjegoi procedurën që do të ndiqet pas votimit unanim nga ana e 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

“Kuvendi e ka shkarkuar Bashën. Ai e di shumë mirë opinioin e demokratëve, se ndryshe do të kishte thirrur një votëbesim. Në 11 dhjetor Kuvendi kishte mbi 4900 delegatë dhe po aq pothuajse anëtarë të thjeshtë dhe mbështetës. Kurse në oborrin e PD në të njëjtën orë ishin jo më shumë se 200 persona, duke përfshirë edhe kameramanët dhe gazetarët. 

Ai është i braktisur dhe i shkarkuar nga Kuvendi. Ditën e shtunë do të shkarkohet me një votë masive të anëtarësisë nga Shkodra në Sarandë, nga Kukësi në Korçë. Më vjen keq që e mbylli kështu. Mund ta kishte mbyllur me dinjitet, duke dhënë dorëheqjen. T’i linte një gram respekt dhe dinjitet vetëvetes, por duket se ka marrë një rrugë tjetër, nuk është më vetëvetja. 

Zoti Basha nuk mund të thotë se më shkarkuan 4446 delegatë, por do të jetë e gjithë vota e të gjithë anëtarësisë së PD, masive, që do të tregojë vullnetin e tyre. Ne ftojmë të gjitha strukturat, kryetarët e PD, të cilët nuk i janë bashkuar deri tani Foltores, t’i krijojnë të gjitha mundësitë demokratëve në zonat që ata drejtojnë, për të zhvilluar një proces demokratik, siç i ka hije demokratëve. I bëjmë thirrje deputetëve që të bëhen pjesë e ringritjes. Ata janë njerëz politikë, deputetë dhe kryetarë partish dhe duhet të përfaqësojnë njerëzit në këto poste. Demokratët janë masivisht pro ndryshimit dhe pro nismës së deputetit Berisha”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here