Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: 18 dhjetori, dita kur demokratët do të ndahen nga humbja dhe pengmarrja

0
126

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, institucion i dalë nga Kuvendi i Sali Berishës dhe që përbëhet nga ish-kryeministri me 28 figura të tjera ka replikuar sërish me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave që ky i fundit bëri në konferencën e jashtëzakonshme nga selia blu.

“Pas 4 humbjesh rradhazi, kukulla e Edi Ramës që pak muaj më parë i dhuroi atij mandatin e tretë në pushtet,  recitoi para shqiptarëve vjershën tashmë bajate që përsërit pas çdo humbje për beteja imagjinare që sapo kanë filluar!

Halli më i madh i demokratëve dje, pardje dhe sot janë tre mandate të regjimit më të korruptuar të Europës që vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse ka kapur dhe korruptuar kukullën e tij në Partinë Demokratike!

Demokratët humbasin sepse Basha bën pazar me sakrificat e tyre!

Demokratët dështojnë sepse Basha pasurohet mbi kontributet e tyre!  Demokratët braktisin Shqipërinë sepse kur votat e tyre vidhen ndërsa kukulla e Ramës mbush xhepat dhe tradhëton betejën kundër atij që i vodhi!

Por luani brenda çdo demokrati është zgjuar!

Në 11 Dhjetor demokratet shkruajtën historinë duke shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik nga pengmarrja!

Në dt 18 Dhjetor demokratët në gjithë Shqipërinë do i heqin përfundimisht Lulzim Bashës mundesinë për t’i shitur e për t’i tradhëtuar! Gjatë 8 viteve nën drejtimin e Lulzim dështakut, demokratët  kanë provuar vetëm shijen e hidhur të  humbjeve!

Në dt 18 Dhjetor rrethi vicioz i dështimeve për hir të pazareve të Bashes do marrë fund!

Referendumi i dt 18 Dhjetor do jetë dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja!

Koha e kukullave dhe humbjeve ka mbaruar! Demokratet janë në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqiperinë! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë”, mbyllet deklarata e Komisionit të Rithemelimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here