Zbulohen detajet/ Kuvendi i 11 dhjetorit, nis në ‘Air Albania’ dhe do të përfundojë në selinë e PD

0
131

Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, teksa foli për detajet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, deklaroi se Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar, duke konfirmuar se  Kuvendi do të nisë në orën 10 të mëngjesit.

Ndër të tjera Floriana Garo, thotë se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar. Ajo shtoi se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth orës 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur  të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent.

Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here