Genc Pollo: Pas 11 dhjetorit PD do të jetë më e fortë

0
128

Ish-deputeti Genc Pollo mbështet ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha, lëvizja që synon ringritjen e forcës politike më të madhe opozitare. 

Në ‘Çim Peka Live’ Pollo tregoi edhe arsyet pse doli në mbështetje të Berishës që në momentet e para kur nisi lëvizja.

Ai thotë se nga Kuvendi i 11 dhjetorit PD do të dalë më e fortë, ndërsa nuk përjashton që mund të ketë edhe një lloj ndarje.

Çim Peka: Çfarë do të ndodhë sipas jush pas 11 dhjetorit? Shkarkohet zoti Basha, ai nuk e njeh. Prisni dorëheqje? Prisni të mbajë Kuvend në 18 dhjetor? Prisni ta ndihmojë zoti Rama që të mbajë vulën me Gjykata? Prisni përplasje ndërmjet Foltores dhe atyre që mbajnë vulën?


Genc Pollo
: Dua të shpreh një dëshirë se sa një parashikim. Parashikimet janë nga pak secili nga këto skenare. Lulzim Basha shpreh akoma dëshirën për të vazhduar në atë post që ka dhe kjo në vetvete është një nga skualifikueset e tij si kryetar partie. Kaq do të mjaftonte sikur të mos ishin ato që thamë përpara. Por unë shpresën nuk do e humbja për një Kongres kompromisi, një Kuvend të partisë, s’ka rëndësi në 11 apo 18, por refuzimi, mohimi në apriori i Kuvendit, e dyta, mosnjohja e realitetit ku shumica e partisë të është kthyer kundër, refuzimi kur ajo të dokumentohet një zyrë të partisë, refuzohet ta konsiderosh, e shtyn mëkatin në skaj. Nëse do të kishte një minimum ndërgjegje, mund të kishin rënë dakord, mund të kishin kontaktuar me Palokën apo dikë tjetër dhe me një agjendë që mund t’u përshtatej të dyve, edhe Lulzimit edhe Saliut, mund të ishte bërë një Kongres dhe më pas me procedura mund të vendoste shumica e Kongresit dhe me një agjendë krejt tjetër. Dhe një sfidë në datën 18 e bëri të pamundur. Dhe nëse mazhoranca do të mblidhet në Kuvend, ajo do të vendosë, ekzekutimi i saj pastaj do të jetë në një mënyrë apo një tjetër, sa më shpejt të zgjidhet ajo punë, mundësisht brenda Krishtlindjeve, Vitit të Ri, aq më mirë do të jetë.

Çim Peka: PD pas Kuvendit të 11 dhjetorit, më e fortë apo më e ndarë?


Genc Pollo:
 Një farë ndarje do ta ketë dhe ajo duhet shëruar, kjo është e dukshme. Por që perspektivën e ka që të jetë më e fortë dhe kjo është e dukshme. Dhe kjo për një mua është një arsye që e përkrah lëvizjen e Foltores.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here