Bushati: Berisha po tregon që është shumicë dërrmuese në PD, ul Basha me pesë veta aty…

0
128

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes analistit Andi Bushati dhe opinionistit Vehap Kola, lidhur me ngjarjet në PD dhe kush e ka shumicën në këtë parti.

Bushati tha se është e qartë që shumicën absolute e ka Sali Berisha dhe se kush mendon të kundërtën, thjesht bëhet qesharak.

Ndërkohë, Vehap Kola vijon t’i mëshojë idesë se situata është dinamike dhe nuk e dimë se kush e ka shumicën.

Pjesë nga debati: 

Andi Bushati: Problemi është, se unë jam nga ata që besoj se grusht shteti bëhet edhe në emër të shumicës. Kur je shumicë, duke shkallmuar ligje… Berisha po tregon që është shumicë dërrmuese në PD. Ka një pakicë që merrem me presjet. Përveçse grusht shteti ndaj një pakice që nuk do të dorëzojë vulën, do të lexojë statutin sit ë dojë. Kur ke të tillë pengesa, duhen shembur me çdo mjet. Unë kam një sugjerim, na marri njerëzit për qesharake, po vazhduam me debatin kush është shumicë dhe kush është pakicë. Këtë e ka marrë vesh i madh dhe i vogël. E di kush është problemi? Ne mund të diskutojmë që shumica dërrmuese e PD, me në krye Sali Berishën i bën mirë apo keq opozitarizmit? S’ka më faktor Lul Basha, ka marrë fund. Të marrin për budalla po të thuash se ekziston Lul Basha me pesë veta aty…

Vehap Kola: Mua nuk më intereson nëse kam mendim të drejtë, ndonëse nuk përqafohet nga shumica. Mund të na marrin edhe për budallenj. Por nuk mund të supozoj që shumica e demokratëve, duan të përdoret partia për qëllime që nuk është krijuar. Qëllimet e një partie politike, nuk janë për ti bërë kritikë qëllimeve imperialiste.

Andi Bushati: Këtu jemi dakord bashkë. Sali Berisha ka fituar PD-në, a është kjo e mirë apo e keqe? Ka hyrë buldozeri aty.

Vehap Kola: Ju keni patur një preferencë për Edi Ramën, sepse ka pi-ar agresiv. Edhe Sali Berisha do të reformojë PD-në… Ajo është fushatë pi-ari, me regji qëndrore. Vetëm takimi i djeshëm, nuk e dimë sa ka kushtuar. Kam gëlltitur gjuhën nga teknologjia e shtrenjtë e përdorur. Realitetin në terren nuk e pret me thikë.

Andi Bushati: A do të them i ka Basha? Hajde dhe themi dhe e bëjme Portokalli këtu, të qeshin njerëzit.

Vehap Kola: Dita ditës ndryshon, kalojnë edhe këtej. Sapo më njoftoi dikush, që 30 veta që kishin nënshkruar për 11 dhjetorin, janë tërhequr dhe kanë firmosur për 18 dhjetorin. Situata është dinamike në terren. E keni akuzuar Bashën që nuk po bën kundërsulm ndaj Berishës, ai po e bën kundërsulmin po ja merr terrenin.

Andi Bushati: Na qeshin njerëzit, nëse bëjme debatin se kush është shumicë. Berisha fatkeqësisht ka fituar në mënyrë dërrmuese PD-në. A na bën mirë ne kjo gjë? Po thatë Berisha është pakicë… Ajo është parti e Saliut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here