Bllokimi i llogarive nga Përmbarimi, zbardhen dokumentet e pagesave të jashtëligjshme të FSHF

0
119

Një autogol i pabesueshëm. Në seancën e parë gjyqësore, ku kërkoi heqjen e sekuestros së llogarive nga ana e përmbarimit, Federata e Futbollit pranoi se është bërë avokat, gjyqtar e prokuror, madje edhe financier, duke shpërndarë vetë borxhet e klubit Tirana, sipas mënyrës që e ka parë të arsyeshme.

“Mbrojnë idenë që ju nuk ju takon ky detyrim. Ne kemi të drejtë ta shpërndajmë si të duam. Ne nuk kemi bërë asgjë të paligjshme. FSHF sillet si përmbarues. Të sillesh në këtë mënyrë, veç arrogancës, është edhe injorim i ligjit”, shprehet Arben Hakani, avokat i kreditorit.

Përmbarimi sekuestroi llogaritë e Federatës së Futbollit, pasi gjykata evidentoi se ky institucion i ka kaluar fonde në mënyrë të jashtëligjshme klubit të Tiranës, nëpërmjet palëve të treta, apo duke funksionuar vetë si e tillë. Gjithçka në një kohë kur llogaritë e bardhebluve janë bllokuar nga përmbarimi, pasi detyrimit për pagimin e borxhit ndaj ish-presidentit të klubit, të ndjerit Metush Seferi.

“Ajo është thjesht distributore. Paratë vijnë nga UEFA dhe ja kalon klubit. Nuk ka asnjë të drejtë tjetër të shpërndajë paratë sipas mënyrës që ajo mendon”, thotë Hakani.

“Duke qenë se ndiqet prej 7 vjetësh nga shërbimi përmbarimor, gjykata kërkon të shohë të gjithë praktikën në lidhje me këtë çështje. Ne kemi kërkuar herë pas here informacione të ndryshme në lidhje me fondet që Tirana kishte për të marrë nga FSHF. Këto informacione, deri më sot nuk na janë bërë me dije”, u shpreh Altin Latifi, zyra e përmbarimit “Privat Enforcement Group”.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 14 dhjetor, ndërsa edhe Prokuroria ka nisur hetimin për manovrat e dyshimta financiare për FSHF-së./a2news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here