“Ku janë 40 bandat kriminale, pse Rama trembet të flasë…?”

0
243

Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të flasë se çfarë u bë me 40 bandat kriminale që operojnë në vendin tonë, banda të cilët u përmendën nga Rama dhe ministri Xhafaj disa muaj më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili pyet Ramën se për se ka frikë të flasë për bandat, ndërsa shton se ai i do bandat dhe nuk bën dot pa to.

Ja postimi i Vasilit:

40 bandat kriminale ku jane dhe Kryeministri pse trembet te flase.

U deklaruan muaj me pare nga Kryeministri dhe ministri qe 40 grupe te strukturuara kriminale veprojne ne Shqiperi.

Kryeministri,qe na lajmeron per cdo qoshe rrugesh,per lyerje muresh,per palma rruge e per qindra dokrra pa asnje fare vlere cfare halli te madh ka qe as flet,as informon,as deklaron,as façebukon apo tëiteron per bandat kriminale dhe luften ndaj tyre.

Eshte e qarte i do bandat,i dhëmb per bandat,i duhen bandat dhe nuk ben dot pa bandat ndaj ka mbyllur gojen.

Apo kur eshte me leje ai bandat jane per qejf te tyre se ka kush i mbron.

Aq rehat jane banditet dhe hajduteria sa kur pushon ky vete ne Jal 15 vjedhje ndodhin ne fshatin Vuno 10 min larg nga Jali.

Kaq vjedhje s’kane ndodhur as ne 600 vjet te ekzistences se fshatit.

Bandat me kete kryeminister mund te behen edhe 140,se ai i do ato, ka lidhur jeten me to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here