Bylykbashi në “Opinion”: E sigurt që më 11 dhjetor do të shkarkohet Lulzim Basha

0
155

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është shprehur se në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit do të shkarkohet kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, deputeti tha se më 11 dhjetor do të ndryshojë statuti, pasi të jetë ngritur komisioni i verifikimit të të firmave për kuorumin.

“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet korumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,-tha Bylykbashi./Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here