VIDEO/ Ironia e fatit, autostradën ku ndodhi aksidenti me 46 viktima, e ndërtoi një firmë maqedonase

0
114

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga aksidentit tragjik me autobus në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse akoma nuk ka një variant zyrtar, dyshimet e para janë se autobusi mund të ishte me shpejtësi. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që mjeti të ketë pësuar një defekt teknik.

Ekspertët thonë se rruga ka ndodhur aksidenti është burim aksidenti. Sidomos kur rruga është e lagësht, siç ishte në momentet e aksidentit fatal.

Për shkak se nuk është shumë e përshtatshme, rruga në fjalë nuk klasifikohet si autostradë, por si rrugë ekspres.

Shoferët thonë se ajo është e vështirë pasi ka disa malore ku vështirësia e frenimit dhe manovrimit është e lartë.

Mediat bullgare kanë publikuar edhe pamje me dron nga ajo që ka mbetur nga autobusi-arkivol.

Sipas tyre, ky aks rrugor për ironi është ndërtuar nga një kompani nga Maqedonia e Veriut, e quajtur Mavrovo.

Që kur u ndërtua 15 vite më parë, shoferët kishin paralajmëruar se ishte rrugë me cilësi të dobët dhe mund të kthehej në burim aksidentesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here