Ish-kryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka folur ditë e djeshme pë mediat në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe se Kuvendi i 11 dhjetorit do të pasojë me shkarkimin e Lulzim Bashës. Hoxha ka theksuar se me 11 dhjetor do të merren vendime historike duke shtuar me ironi se me 18 do të jetë të shtatat e 11 dhjetorit të humbjes së vulës së zotit Basha. Ndër të tjera në rrjete sociale Hoxha ka postuar një foto të një formulari i cili sipas tij është lëshuar nga kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha për të përmbledhur konfirmimet për Kuvendin të shpallur prej tij më 18 dhjetor. Hoxha ju kërkon demokratëve që të kenë kujdes dhe të mos firmosin këtë formular .Për të folur më shumë rreth këtij formulari dhe në lidhje me kuvendin e datën 11 dhjetor Lisandër Hoxha ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’.
Dori: Për çfarë formulari bëhet fjalë dhe çfarë fshihet pas këtij formulari z.Hoxha?
Hoxha: Në radhë të parë duhet të sqarojmë demokratët që nuk ka një Kuvend Kombëtar më 18 dhjetor, kjo sepse organi inlegjitim që është Kryesia e Partisë Demokratike e cila është emëruar dhe nuk është zgjidhur sipas statutit, nuk ka kompentecën për të ndjekur atë rrugën statutore të thirrje së Kuvendit. Ka vetëm një Kuvend Kombëtar dhe ky Kuvend Kombëtar është 11 dhjetori, ndaj ju them kujdes demokratëve, mos t’ju vijnë të dërguarit e Lulit dhe t’ju kërkojnë ndere dhe favore, shikoni një firmë. Ajo firmë është në dëm të interesit të Partisë Demokratike, pluralizmit shqiptar dhe demokracisë në tërësi. Ndaj e kam denocuar mbrëmë si një akt të stisur të futur nga Sorros në mënyrë që të pengojnë Kuvendin Legjitim të 11 dhjetorit, për të cilin për hir të së vërtetës duhet të themi që janë shprehur me firmën e tyre rreth 5000 delegatë të Kuvendit Kombëtar nga shtatë mijë e 600 që ka i gjithë Kuvendi.
Flavio: Ndërkohë çfarë vlere juridike ka pikërisht ky formular?
Hoxha: Duhet të sqarojmë diçka. Në qoftëse ke dyshime për formularët dhe vërtetësinë e tyre ne kemi qënë të hapur për transparencë. Kemi ftuar të gjithë përfaqësuesit e zotit Basha, vetë z. Basha të shkojë dhe të bëjë një xhiro tek pesë degët e Partisë Demokratike se është ngujuar në kullë dhe të pyes delegatët e kuvendit: a e keni firmosur formularin? Ja kemi rastin e djeshëm, dega numër tre e Partisë Demokratike në Tiranë me vendim kryesie kanë shprehur hapur mbështetjen për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Zonja deputete, znj. Tabaku ka qenë e ftuar dje në mbledhje dhe nuk ka shkuar. Të shkojë sot dhe të pyes anëtarët e kryesisë se ata janë delagat: A e keni firmosur formularin? Dhe do të njoftohet që mbi 80% e degës kanë shprehur dakortësinë për të zhvilluar mbledhjen me 11 dhjetor dhe këtë nuk e pengon dot njeri. Është sovrani i Partisë Demokratike, Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë dhe nuk merr leje dhe nuk pyet askënd për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Flavio: Ka vetëm një kuriozitet tek pjesa e gazetarëve e qytetarëve dhe e kujdo. Do zhvillohet Kuvendi me datën 11 do të marrë ato vendime që do të marrë. Si jeni përgatitur për ta zgjidhur juridikisht dhe politikisht situatën e datës 12, ku do të prisni që Basha të njohë vendimet e dala nga Kuvendi i datës 11 dhjetorit?
Hoxha: Ka një keqkuptim të madh të shpërndarë nga Basha në media për shkak se bën ato deklaratat nga zyrat e floktores se ashtu ka ngelur ajo , ne demokratët në takime, zotëria rregullon flokët për të dhënë konferenca shtypi. Shumica e demokratëve kur merr vendime nuk i lutet askujt për t’i njohur apo mos t’i njohur këto vendime, ne ka rëndësi që të jemi konform ligjit shqiptar dhe legjislacionit të Partisë Demokratike që është statuti. Ftoj çdo njeri që ka dyshime të klikojë pd.al të lexojë statutin dhe në nenin 43 të tij shprehet se organi më i lartë është Kuvendi. Tani nëse çmendet Lulzim Basha , çfarë do të bëjmë ne? Do ti gjejmë psikolog? Por nuk është detyra jonë. Ai mund të ndjekë çdo lloj ankimimi , mund të vijë në Kuvend mund të na mund me votë nëse e mbështesin 98% e demokratëve. Pra këto janë gjëra të cilët nuk përbëjnë interes për demokratët , nuk përbëjnë interes publik. Rëndësi ka të jemi statutor, të ketë shumicë votash, të jemi transparent , të krijojmë mundësi për transparencë, gjë të cilën e bëjmë çdo ditë dhe ftoj dhe mediat të bëhen pjesë e verifikimit të proçesit se Partia Demokratike është një interes publik mendoj unë për Shqipërinë. Të vijnë dhe të investigojnë çdo dyshim që ata kanë dhe ta bëjnë publike. Ne jemi shumë të hapur për këtë. Por nuk mundemi të publikojmë listën me të dhënat personale të cilat do të shkelin tre ligjet1. Ligjin për të dhënat personale 2.Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe 3.Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nga ana tjetër delegatët e Kuvendit Kombëtarë janë njerëz që njihen, janë delegat për shkak të funksioneve politike, partiake që ata mbajnë, pra nuk janë njerëz nga rruga. Janë kryesi e degës, janë kryetar të seksioneve, janë deputetët, janë kryetar bashkie. A është e mundur identifikimi i 7600 qytetarëve? Sigurisht që po. Ata janë njerëz partiak me ata kemi punuar, kemi bërë fushatë. Kjo ikja dhe frika që tregojnë grupi i tridhjetë vetëve të Lulit nuk është gjë tjetër veçse tentativë për ta ‘gazbardhizuar’ Partinë Demokratike. Mendojnë që me procedura do të mund të shpëtojnë karriget e tyre, ndërkohë që kanë gjithë bazën e Partisë Demokratike kundër. 11 dhjetori do të jetë fillimi i ri i demokratëve, do të jetë një datë historike në të cilën për herë të parë pas tetë vitesh do të njihni se çfarë do të thotë të kesh një opozitë që u del në krah qytetarëve.
Flavio: Ka një grup parlamentar nga i cili është pezulluar përkohësisht Sali Berisha. Kemi parë qëndrimet publike dhe koherente të zotit Noka, Shehu, Paloka. A mund të na deklaroni publikisht nëse eksponentë të tjerë të atij grupi parlamentar janë pozicionuar qartë me ‘Foltoren’ apo me siç e quajtët ju me ‘floktoren’?
Hoxha: Mendoj se pas 11 dhjetorit do shikoni tablonë e plotë. Shumica e demokratëve përfshirë dhe grupin paralmentar janë mbështetës të vendimit demokratëve kjo është gjëja më normale. Ata deputet që ja kanë borxh mandatin Lulzim Bashës dhe janë në listë sepse i ka futur Lulzim Basha në kundërshtim me statutin. Ju kujtohet në 8 mars kur u publikua lista, e gjithë lista kaloi pa debate në Këshillin Kombëtar, u dorëhoqa të nesërmen. Prandaj ju them se ka deputet të cilët ja kanë borxh Lulit mandatin dhe do të ndjekim marrëzisht Lulin, pjesa tjetër janë me demokratët dhe janë për një opozitë të fortë dhe reale në Shqipëri.