Meta: 30 persona në ditë humbasin vendin e punës për shkak të nënçmimit të qëllimshëm të Euros dhe mos marrjes së asnjë mase nga qeveria

0
132

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zhvlerësimin e monedhës europiane, euro. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta thekson se nënçmimi i euros nuk ka të bëjë vetëm me pasivitetin e qeverisë, por dhe me interesat e saj të drejtpërdrejta për të detyruar bizneset për të mbyllur ende pune.

Ai thekson se 30 persona në ditë, sipas vetë burimeve të këtij sektori humbasin vendin e punës.

“Ndërkohë që kriza e Euros, pra nënçmimi i saj, që në vlerësimin tonë nuk ka të bëjë vetëm me pasivitetin e qeverisë, por edhe me interesat e saj të drejtpërdrejta ka detyruar bizneset e sidomos biznesin fason për të mbyllur mijëra e mijëra vende pune, duke futur në një krizë të thellë këtë sektor. 30 persona në ditë, sipas vetë burimeve të këtij sektori humbasin vendin e punës për shkak të kësaj krize të nënçmimit të qëllimshëm të Euros dhe të mos marrjes së asnjë mase nga ana e qeverisë.”, tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here