“Nuk jemi burrat dhe gratë e barit!”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim-it: Nuk do të shkelësh kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokratëve

0
164

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot fjalën në foltoren e organizuar nga Lidhja e Gruas, ku u takua me vajzat dhe gratë demokrate.

Berisha iu përgjigj ambasadores Yuri Kim, duke u shprehur se kjo e fundit nuk do të shkelë kurrë në zyrën e tij si kryetar i PD apo kryeministër, pa u kërkuar ndjesë demokratëve.

Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreve se po fitoi Berisha nuk do ti jap dorën, tani do ti përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për dëmin. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte bar. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here